Sunak: Mbretëria e Bashkuar do të mbështesë Ukrainën “për aq kohë sa duhet”

by admin
Spread the love

Kryeministri britanik Rishi Sunak u ka thënë udhëheqësve botërorë se ndihma nga Mbretëria e Bashkuar për Ukrainën do të vazhdojë “për aq kohë sa të duhet”.

Numri 10 tha se kryeministri, foli gjatë një telefonate të thirrur nga Joe Biden, për të theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kievin.

Në një deklaratë, një zëdhënës tha: “Udhëheqësit ranë dakord që Vladimir Putini ka bërë një llogaritje të gabuar strategjike në pushtimin e Ukrainës dhe vuri në dukje humbjet e mëdha ruse në fushën e betejës dhe humbjen e aftësisë si dëshmi për këtë.”

Gjatë bisedës, Sunak përcolli gjithashtu “zhgënjimin e tij të thellë” për vendimin e Moskës për të dalë nga marrëveshja e drithit të Detit të Zi, e cila lejoi eksportin e sigurt të grurit ukrainas në pjesën tjetër të globit.


Top Channel

You may also like