Sulmuesi i ekipit operohet

by admin
Spread the love

Elbasani do të sfidojë Vorën ditën e nesërme në transfertë në orën 13:30 për javën e 13-të të Kategorisë së Parë.

Një superduel që vë përballë dy kampionët në fuqi të grupeve në Kategorinë e Dytë dhe pretendentë kryesor për vendet e para këtë sezon në të Parën.

Verdheblutë do të duhet të bëjnë pa sulmuesin Spartak Ajazi.

Bomberi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentin anterior i është nënshtruar operacionit. Lojtari do të mungojë për një kohë të gjatë deri në rekuperimin e plotë të tij!

Dëmtime të tilla parashikohen së paku 6 muaj larg dhe në këtë mënyrë Ajazi rrezikon seriozisht sezonin. Këtë kampionat, ish-bomberi i Kastriotit ka qenë peng i dëmtimeve  teksa më parë ka patur probleme edhe me shpatullën duke bërë që të luajë vetëm 4 ndeshje me fanellën verdheblu.

You may also like