Sulmohet me gurë kryebashkiaku i Stambollit/ Erdogan si “rock star” në miting

by admin
Spread the love

 Autobusi i kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua me gurë gjatë një mitingu fushate që ai po mbante në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit.

Imamoglu ishte duke e mbajtur fjalimin nga autobusi, por u detyrua të hynte brenda për t’u mbrojtur e më pas, u largua. Policia ndërhyri për të shpërndarë një grup njerëzish që vazhduan të vraponin pas mjetit duke hedhur gurë. Sipas shtypit turk, të paktën 7 persona kanë marrë lëndime të lehta.

Imamoglu, i cili po bën fushatë në emër të liderit të opozitës laike Kemal Kilicdaroglu, e cilësoi incidentin një provokim dhe kërkoi shpjegim nga zyrtarët lokalë. Ky episode u interpretua si shenjë e tensioneve të mëdha që po rrethojnë zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale të së dielës së ardhshme. Nëse Kilicdaroglu fiton, kryebashkiakut mjaft popullor të Stambollit i është premtuar pozicioni i zëvendëspresidentit.

Rexhep Tajip Erdogan sakaq mbajti një tubim gjigant në Stamboll përpara votimeve të 14 majit. Pamjet filmike treguan një grumbullim të jashtëzakonshëm njerëzish në mbështetje të presidentit turk që kërkon rizgjidhjen në krye të shtetit pothuajse një dekadë pas marrjes së postit. Sondazhet e fundit tregojnë se garam es tij dhe kreut të opozitës së bashkuar ka për të qenë mjaft e fortë, dhe deri ata rezultojnë kokë më kokë në anketime.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like