Sulmi në Banjskë, Senatorja Shaheen kërkon arrestimin e Radoiçiçit – Shqip

by admin
Spread the love

Takime “kokë më kokë” në Mynih me Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiç

Përkundër presionit ndaj Kosovës, një zë i fortë nga Uashingtoni, senatorja demokrate Jeanne Shaheen, kërkoi që Millan Radoiçiç të arrestohet dhe të përballet me drejtësinë lidhur me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Duke folur në një panel në Konferencën e Sigurisë në Munih, senatorja Shaheentha se është takuar ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke theksuar se sa i përket Radoiçiçit, palët duhet të bashkëpunojnë.

 “Unë mendoj se ata duhet ta arrestojnë Radoiçiçin dhe ta çojnë në burg. Ai e ka pranuar përfshirjen e tij dhe ajo çfarë ndodhi më 24 shtator, vrasjen e një polici të Kosovës, tani ai duhet të mbahet përgjegjës për këto veprime. Kosova dhe Serbia duhet të bashkëpunojnë për këtë çështje.”

Radoiçiçi, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, kur një grup i serbëve të armatosur sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter. Gjatë përleshjeve që pasuan, u vranë edhe tre sulmues serb.

Shaheen shtoi se do të vazhdojë të nxisë administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, që të mbështesë përpjekjet për paqe në Ballkanin Perëndimor.

Klan News

You may also like