Sulmi izraelit vrau një luftëtar të Hezbollahut, thuhet se komandanti që po e mbronte i shpëtoi vdekjes – Shqip

by admin
Spread the love

Një sulm izraelit vrau një luftëtar të Hezbollahut të dielën në Libanin jugor, tha një burim i afërt me grupin për Agence France-Presse.

Sipas një zyrtari libanez të sigurisë, goditja në makinë në Libanin jugor “vrau një anëtar i ekipit mbrojtës të Hezbollahut”.

Ai shtoi se komandanti i lartë që ai mbronte “i shpëtoi vdekjes”, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtari i sigurisë gjithashtu tha se komandanti i Hezbollahut ishte në një automjet me tre persona të tjerë pas makinës që u godit.

>

Një tjetër burim i afërt me Hezbollahun konfirmoi se një luftëtar i Hezbollahut ishte vrarë, por mohoi që një zyrtar i nivelit të lartë të kishte qenë objektivi i sulmit. Burimi shtoi se nga goditja ka lënduar edhe një civile e cila ndodhej në zonën e sulmit.

Sipas AFP, media shtetërore e Libanit raportoi një vdekje në një sulm izraelit me dron në Kafra, një fshat afër kufirit.

“Sulmi që synoi një makinë në Kafra vrau një person ndërsa të tjerët pësuan lëndime mesatare dhe të lehta”, tha Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA).

You may also like