Sulm në vilën luksoze të yllit të Sitit, policia mbërrin me helikopter

by admin
Spread the love

Mesfushori i Mançester Sitit, Xhek Grilish në momentin që po luante ndaj Evertonit, vila e tij luksoze përfundoi nën shënjestrën e grabitësve.

Në shtëpi ndodheshin 10 të afërm të tij të cilët ishin mbledhur për të parë ndeshjen dhe sapo kuptuan se bëhej fjalë për një grabitje u fshehën në një prej dhomave të vilës. Policia nuk vonoi, madje mbërriti me helikopter, megjithatë grabitësit ia dolën të largoheshin dhe të shkaktonin një dëm me vlerë prej një milionë eurosh.

Një i afërm i lojtarit foli për The Sun duke treguar se familjarët e Grilish ishin shumë të tronditur dhe se banda e grabitësve ia doli të largohej nga vila me shumë orë dhe bizhuteri.

PANORAMASPORT.AL

You may also like