Suarez nuk pendohet për 2010-tën: Ishte lojtari i Ganës që gaboi penalltinë!

by admin
Spread the love

Suarez reuzon të kërkojë falje pasi preku topin me dorë, për të ndaluar goditjen me kokë të lojtarit të Ganës në 2010-tën.

Gana luan ndeshjen e fundit të Grupit H ndaj Uruguait. Kombëtarja afrikane niset e favorizuar duke qenë se me tre pikë të grumbulluara luan për dy rezultate pasi edhe barazimi do t’i mjaftonte për të prekur fazën e 1/8-tave. Nga ana tjetër, amerikano-latinët janë me vetëm një pikë dhe ende nuk kanë shënuar golin e parë në këtë Botëror.

Një sfidë e cila ka shumë histori brenda nisur prej asaj që ndodhi në Botërorin e vitit 2010 ku Uruguai eliminoi Ganën me Luis Suarez që ndali topin me duar në vijën fatale. I pyetur për episodin e para 12 viteve, Suarez theksoi se nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje pasi Gana e pati mundësinë për të shënuar nga penalltia, por gaboi.

“Nuk ka asnjë arsye për të kërkuar falje, unë preka topin me dorë dhe u ndëshkova. Por, ishte lojtari ganez ai që gaboi penalltinë dhe jo unë. Ndoshta mund të kërkoja falje nëse do të dëmtoja një futbollist. Unë u ndëshkova me të kuq, arbitri akordoi penallti. Unë nuk kisha më asnjë faj”, u shpreh Suarez./ Shqip.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like