Studim i ri: Grimcat e arit ndihmojnë në vetë-shkatërrimin e qelizave të kancerit vdekjeprurës

by admin
Spread the love

Studiuesit kanë përdorur grimca të vogla ari të ngarkuara me energji elektrike, për t’i detyruar qelizat e një kanceri vdekjeprurëse të vetë-shkatërroheshin dhe shpresojnë se trajtimi një ditë do të jetë i disponueshëm si një sprej.

Një ekip në Universitetin e Nottinghamit, i udhëhequr nga Dr Frankie Rawson, shfrytëzoi fuqinë e ‘bio-antenës’ për të nxitur vdekjen qelizore, ose apoptozën, në qelizat e glioblastomës.

Në këtë rast, bio-antenat janë nanogrimca ari të veshura me molekula të veçanta që, nën një fushë elektromagnetike, sinjalizojnë qelizat e kancerit të vdesin.

Gliobastoma është një nga kanceret më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar. Shkalla e mbijetesës pesëvjeçare është vetëm 6.8%, dhe gjatësia mesatare e mbijetesës për pacientët, vlerësohet të jetë vetëm tetë muaj nga diagnoza. Tom Parker dhe senatori amerikan John McCain të dy vuajtën nga sëmundja, e cila është më e zakonshme në meshkujt se femrat.

Ekipi i Nottingham zbuloi se, kur synonin qelizat e glioblastomës me bio-antenat, qelizat e shëndetshme rreth kancerit mbetën të paprekura.

“Ajo që zbuluam është se rrugët specifike në qelizat e kancerit rregullohen, kur aplikojmë trajtimin”, tha Dr Rawson.

“Duke aplikuar një fushë elektromagnetike, ne bëjmë që molekulat të humbasin një elektron (një grimcë nënatomike), e cila shkakton vdekjen e mekanizmit të sinjalizimit për qelizën kanceroze. Ne nuk e dimë mekanizmin e saktë që po ndodh, vetëm se këto rrugë janë vërtet të rëndësishme”, tha ai.

Trajtimi u përshkrua gjithashtu si “terapia kuantike” e parë, duke shfrytëzuar potencialin e mekanikës kuantike për të trajtuar kancerin.

“Kjo është një nga gjërat më emocionuese në lidhje me studimin,” tha Dr Rawson. “Për dy dekadat e fundit ka pasur disa dokumente dhe hipoteza që sugjerojnë se ndërsa kaloni nga bota klasike në botën kuantike, mund të mendoni për grimcat vërtet të vogla si grimca dhe valë. Kjo tingëllon kundër-intuitive, por siç tha Ajnshtajni, kjo është bota drithëruese e mekanikës kuantike”.

“Ekipi tregoi se qelizat e kancerit i nënshtrohen vallëzimit të ndërlikuar të elektroneve, të orkestruara nga bota magjepsëse e biologjisë kuantike. Me ardhjen e bio-nanoantenave, ky vizion i terapive kuantike të botës reale i afrohet realitetit”,tha Dr Rawson.

Dr Rawson tregon se ky trajtim funksiononte në qelizat e kancerit të kanalit biliar, duke sugjeruar se mund të ishte një trajtim më i gjerë.

Ekipi shpreson që një ditë ai do të jetë i disponueshëm si një sprej për përdorim gjatë operacionit, por Dr Rawson është i prirur të theksojë se ka një rrugë për të bërë përpara se të arrihet në atë fazë, me trajtime të krahasueshme që zgjasin deri në 11 vjet nga laboratori në përdorim njerëzor.

Dr Ruman Rahman nga Shkolla e Mjekësisë në Nottingham dhe bashkëautor i studimit, shtoi: Trajtimi i tumoreve të glioblastomës ka paraqitur prej kohësh sfida për mjekët dhe prognoza për pacientët, prandaj çdo hulumtim që tregon premtimin e një trajtimi të ri efektiv është jashtëzakonisht emocionuese.

Ky hulumtim ka treguar mundësitë e paraqitura nga terapia kuantike si një teknologji e re për të komunikuar me biologjinë. Shkrirja e bioelektronikës kuantike dhe mjekësisë na sjell një hap më afër një paradigmë të re trajtimi për sëmundjet.


Top Channel

You may also like