Studentët me peticion online për uljen e çmimeve të biletave Kumanovë-Shkup

by admin
Spread the love




Studentët nga qyteti i Kumanovës të cilët studiojnë në Shkup kanë ngritur peticion online për uljen e çmimit të biletave të autobusëve ndër-urban. Iniciativa e tyre erdhi pas shtrenjtimit të biletave që ndodhi ditëve të fundit për 30 denarë.

Studenti nga Kumanova Abedin Ismaili, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social facebook, ka shkruar se kjo është iniciativë që ka ardhur si revolt pas shtrenjtimit të çmimit të biletave të auobusëve.

“Të dashur kolegë studentë nga Komuna e Kumanovës dhe Likovës, ju bëjmë thirrje që të ndani pak minuta nga koha juaj e vlefshme, të plotësoni këtë peticion. Qëllimi i të cilit është që të bëjmë kërkesë deri tek institucionet përgjegjëse edhe në emrin tuaj që për ju e për ne, për të gjithë të gjendet një kompromis në respekt të statusit tonë “studentë”, të bëhet një çmim i veçantë, 100 denarë për biletë”, ka shkruar Ismaili. Ai ka shkruar se çmimet e biletave janë rritur gjithandej, mirëpo ata kanë marr iniciativë ta bëjnë kërkesën për relacionin Kumanovë – Shkup dhe anasjelltas. Ata kanë inkurajuar edhe kolegët e qyteteve tjera të marrin masa të njëjta ose të ndryshme për të kërkuar atë që na takon. Në fund ai ka shkruar se ata janë në fazën ku vetëm po shpenzojnë dhe nuk kanë të ardhura.

Linku për ta nënshkruar peticionin mund ta gjeni këtu.


You may also like