Studentët hebrej dënojnë valën e urrejtjes anti-semite ndaj kryeministrit të ri të Francës, Gabriel Attal

by admin
Spread the love

Sindikata e studentëve hebrej të Francës ka bërë thirrje sot për dënime ndaj njerëzve që shkruajnë komente antisemite apo homofobe ndaj kryeministrit të ri francez Gabriel Attal, në rrjetin social X.

34 vjeçari Attal u bë kësaj jave kryeministri më i ri i Francës dhe i pari homoseksual në këtë post. Por për këtë të fundit dhe origjinën hebreje, është bërë objekt urrejtjeje e talljesh në rrjetet sociale nga elementë dashakeqë.

Babai tij producent filmash ishte hebre, ndërsa nëna kristiane. Attal është pagëzuar si kristian dhe thotë se babai e kishte paralajmëruar për abuzimin prej mbiemrit të tij.

Sindikata hebreje shkruante në faqen e saj në X: “Emërimi i Gabriel Attal është bërë objekt i një vale urrejtjeje e homofobie në rrjetin X. Është momenti për të vepruar.”

Ata kërkonin dënim “me burg” për nxitësit e urrejtjes si dhe gjoba kundër rrjetit X që deklaroi se nuk mund të heqë “komente të moderuara urrejtjeje”.

Grupe LGBT në France mirëpritën emërimin e Attal.

Disa vjet më parë teksa Franca përgatitej të legalizonte martesat homoseksuale, protesta masive mbushën rrugët e vendit kundër legjislacionit dhe pati një rritje masive të dhunës homofobe.

Në Francë ka një ministre homoseksuale Sarah El Haïry, ndërsa në Evropë është kryeministri irlandez Leo Varadkar, Xavier Bettel në Luksemburg dhe Ana Brnabić në Serbi mes te tjereve.


Top Channel

You may also like