Struga Trim Lum shumë afër fazës së “play off” për Ligën e Konferencave – Shqip

by admin
Spread the love

Duro dhe Ibraimi të kënaqur me lojën dhe rezultatin

Ekipi i Struga Trim Lum ka fituar ndeshjen e parë të vlefshme për turin e 3-të të Conference League, kundër ekipit Hesperange të Luksemburgut. Me këtë fitore Struga Trim Lum ruan nderin e futbollit të Maqedonisë së Veriut në garat ndërkombëtare. Trajneri Duro dhe heroi i kësaj ndeshje mbetën të kënaqur me lojën dhe rezultatin

Fitorja 3:1 ndaj Sëift Hesperange në ndeshjen e parë të turit të tretë eliminatorë të Ligës së Konferëncës, ka lënë të kënaqur trajnerin Shpëtim Duro, si me lojën ashtu edhe me rezultatin që është plotësisht i merrituar.

“Pjesa e parë normalisht ka qenë perfekte, kemi pasur kontroll të plotë të ndeshjes, kemi shënuar dy gola, por mund të shënonim edhe golin e tretë. Ndërkohë sa i përket pjesës së dytë, fati keq që pranuam gol dhe sigurisht që kishte disa momente që skuadra hyri në tension, pastaj me disa lëvizje, me disa ndryshime arritëm të menaxhojmë mirë situatën, shënuam edhe golin e tretë” u shpreh Shpëtim Duro.

Heroi i këtij takimi ishte Besart Ibraimi i cili realizoi hat trik. Ibraimi i cili në garat ndërkombëtare ka shënuar gjithsejt 24 gola , ndërsa 6 gola për ekipin Struga TL në pesë ndeshjet e fundit, shprehet i lumtur për këtë sukses të ekipit të tij.

“Po normalisht ndjehem i lumtur për 3 golat e sotëm, por më e rëndësishme është që golat e mi i shërbejnë ekipit dhe kjo më kënaq mua edhe më shumë. Sa i përket lojës, normalisht ashtu siç potencoi edhe profesori, e dominuam në tërësi pjesën e parë, pjesa e dytë nuk filloi ashtu si paramenduam ne, por besoj që e menaxhuam prapë. Shënuam golin e tretë, ndërsa përveç kësaj patëm edhe raste të shumta, ashtu që mendoj se në fund arritëm një fitore me shumë merita”, deklaroi sulmuesi Besart Ibraimi

Fitorja e thellë e Struga Trim Lum nuk solli gëzim vetëm për struganët, por edhe tek të gjithë ekipet e ligës së parë të futbollit vendor, pasi sipas të gjitha gjasave Maqedonisë së Veriut i rikthehet vendi i humbur në garat e UEFA-së.

Ndryshe, nëse kalon kundërstarin nga Luksemburgu, Struga TL në ndeshjen e plaj-ofit do të përballet me Zrinjskin e Bosnjë e Hercegovinës ose Breidablikun e Islandës./KlanMacedonia

You may also like