Stjuardesa mbyll në tualetin e avionin gruan me të birin, pas debatit për bebelinat (fotot)

by admin
Spread the love

Gruaja e një ish-agjenti të FBI pretendon se një stjuardesë e ka mbyllur tualetin e avionit bashkë me djalin e saj 3 vjeçar dhe më pas e akuzonte se po shkaktonte një “incident terrorist”, thuhej në padinë e çështjes në SHBA.

Yazz Giraldo, nënë e dy fëmijëve me origjinë nga Lindja e Mesme, tha se është traumatizuar nga incidenti dhe beson se u shënjestrua qëllimisht prej origjinës së saj dhe bashke me të shoqin Ali Moghaddam, po flisnin në gjuhën iraniane me fëmijët e tyre.

Incidenti ndodhi në fluturimin e vitit që shkoi nga Fort Lauderdale drejt New York ku familja do të shkonte në një dasmë. Kur dy fëmijët e saj kishin nevojë për të shkuar në tualet, tregon Giraldo, ajo tentoi të përdorte tualetin e klasit të parë për një nga fëmijët.

“Të gjithë ishin duke e përdorur,” thotë ajo, por stjuardesa e kishte ndaluar ta bënte, prandaj  gruaja u detyrua të ndërronte bebelinat e bebes në pjesën e pasme të avionit.

Një tjetër punonjëse fluturimi kishte thënë se nuk kishte ndalin për të përdorur tualetin dhe ajo çoi të birin në atë tualet, sipas padisë të ndritur ndaj linjave American Airlines.

Por stjuardesa që e kishte ndaluar fillimisht u përpoq sërish ta ndalonte serish, “edhe pse fëmija mezi po e mbante urinën”, thotë Giraldo.

“Unë hyra në tualet dhe mbylla derën, por pak më vonë dëgjova zhurmën ‘tik, tik, tik,’” tha ajo duke iu referuar mbylljes me kyç të derës nga jashtë.

“Unë u tmerrova, sepse isha nën stres dhe më parë, i rashë derës disa herë dhe i kërkova të më linte të dilja”.

“Por ajo donte të më dënonte pasi e kisha sfiduar,” thotë Giraldo, 36 vjeçe, ish-prezantuese televizive. Stjuardesa në fjalë nuk është identifikuar publikisht.

Giraldo thotë se e zuri paniku e mbyllur në tualet dhe kishte nisur të qante deri në kohën kur e liruan.

Disa minuta një tjetër punonjës flulturimi i e kritikoi para pasagjerëve të tjerë duke i thënë “për shkakun tënd piloti do të vendoste avionin në alarm terrorist.”

Kur Giraldo, me beben ende në krahë, u përpoq të shpjegonte se e kishin mbyllur në tualetin e avionit, punonjësi i nervozuar i tha se po gënjente”.

Bashkëshorti i saj 44 vjeçar Moghaddam, nuk ishte në dijeni të asaj që ndodhi deri sa avioni ishte ulur në New York.

Me pas ai tha për mediat: “Kam punuar gjithë jetën në shërbim publik, ndërsa familja ime etiketohet si terroriste sepse donte të ndërronte pelenat në tualet”.

Avokoati i Giraldo thotë se gruaja po kryen terapi pas incidentit traumatizues.

“Historia ka disa ngjyrime që janë shumë negative, të përdorësh fjalën terror është shumë unike, veçanërisht duke marrë në konsideratë sakrificat e tmia”, shtoi Moghaddam.