Stella Assange mbron të drejtën e ‘fjalës së lirë pa rrezikuar të burgosesh’, para gjykatës (fotot)

by admin
Spread the love

“Kjo ka të bëjë me të drejtën për të folur lirisht pa u trembur se do të të burgosin”.

Kështu tha sot mes të tjerash bashkëshortja e Julian Assange, Stella jashtë gjykatës së lartë në Londër ku po mbahet apeli i tij final për urdhrin e ekstradimit drejt SHBA.

Senca u hap pa prezencën e 52-vjeçarit themelues të rrjetit WikiLeaks pasi “nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore”, sipas avokatit të tij Edward Fitzgerald.

Assange kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për publikimin e dosjeve sekrete të ushtrisë dhe diplomacisë ku janë denoncuar abuzimet e zyrtarëve me detyrën dhe krime të kryera nga ushtria.

Stella Assange, tha sot se sulmet ndaj Julian janë dënimi i SHBA për ekspozimin e krimeve.

“SHBA po kryen një persekutim të motivuar politikisht ndaj një gazetari që ka ekspozuar krimet, ndërsa në këtë gjykatë do të vendoset sesa do të fshihet prej tyre.”

“Vetëm pak nga ne do të jenë në atë dhomë, por ju e kuptoni se kjo ka të bëjë me të gjithë ne, me të drejtën tonë për të ditur, dhe për të folur lirisht pa u burgosur, pa u ndjekur apo terrorizuar nga shteti”, tha më tej Stella Assange.

“Rrjeti WikiLeaks është përdorur si prove në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut dhe trupa të tjerë për të ekspozuar krimet shtetërore. Por SHBA po abuzon me sistemin e drejtësisë për të persekutuar dhe intimiduar të gjithë ju”, shtoi ajo.

“Në këtë rast dëmi do të ishte i pariparueshëm, ne shpresojmë që gjykata do të pranojë se jeta e Julian do të rrezikohej në rast ekstradimi, ne të gjithë e pamë atë i ndodhi Nalvany, kjo mund të ndodhë dhe me Julian nëse ai ekstradohet”, tha më tej zonja Assange.