Statistika e frikshme / Historia flet kundër Napolit, por Italianët duan me patjetër kualifikimin në Barcelonë

by admin
Spread the love

Të martën në mbrëmje, do të mësojmë edhe 2 ekipet e radhës që do të kualifikohen për fazën çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Një prej dueleve të shumëpritura është ai midis Barcelonës dhe Napolit. Rezultati 1-1 i ndeshjes së parë, lë komplet të hapur takimin e nesërm në “Camp Nou”. Megjithatë statistikat flasin në favor të katalanasve.

Fitorja e një skuadre italiane në shtëpinë e Barcelonës në një ndeshje zyrtare të vlefshme për kupat e Europës është shumë e rrallë dhe për Napolin do të ishte një arritje historike. Në total, Barcelona ka luajtur 62 ndeshje kundër skuadrave italiane, me një rekord prej 30 fitoresh, 21 barazime dhe 11 humbje.

Pavarësisht kësaj, mos të harrojmë që Napoli në këtë ndeshje vjen si kampioni në fuqi i Seria A. Pas një sezoni plot ulje dhe ngritje, Liga e Kampioneve mbetet kompeticioni i vetëm ku napolitanët mund të bëjnë mirë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like