Start zhgënjyes i Mancinit, te Arabia Saudite mendojnë për një emër të bujshëm

by admin
Spread the love

Start zhgënjyes i Roberto Mancinit në pankinën e Arabisë Saudite. Tekniku italian, që mori drejtimin e skuadrës përfaqësuese arabe në fund të gushtit, ka drejtuar nga stoli për 4 ndeshje, duke koleksionuar një barazim dhe tre humbje, me 4 gola të shënuar dhe 9 të pësuar.

Efekti Mancini nuk e ka ndryshuar aspak Arabinë Saudite, aq sa presidenti i Federatës vendase nuk e ka fshehur zhgënjimin, ndonëse bëhet fjalë vetëm për grumbullimin e dytë.

Në nëntor do të nisin eliminatoret për Botërorin e 2026-ës, një event ku Arabia Saudite dëshiron të jetë patjetër dhe sfidat ndaj Pakistanit e Jordanisë janë për t’u fituar patjetër nga Mancini.

Në rast se skuadra do të zhgënjejë edhe në këto takime, atëherë nuk përjashtohet shkarkimi i teknikut italian para Kupës së Azisë, e planifikuar për t’u mbajtur në janar të vitit të ardhshëm.

Mancini ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me një pagë vërtetë të majme, por ëndrra e vërtetë në Arabinë Saudite duket se është Jose Mourinho, të cilin nuk arritën ta marrin dot këtë verë nga Roma për shkak të kontratës që skadon verën e ardhshme.

Mjafton kaq për të aluduar se nëse Mancini nuk do t’i ndryshojë fytyrën skuadrës në ndeshjet e ardhshme, atëherë mund të vijë edhe ndryshimi i bujshëm në pankinë, me largimin e italianit dhe emërimin e portugezit Mourinho, i cili edhe më herët ka deklaruar se të ardhmen e sheh pikërisht në Arabinë Saudite./Supersport


Top Channel

You may also like