Stano: BE-ja s’e sanksionoi Kosovën, por i vendosi masa kufizuese

by admin
Spread the love

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka thënë se BE-ja nuk ka vënë sanksione ndaj Kosovës, por masa kufizuese.

“Më lejoni ta qartësojë, nuk ka sanksione. BE-ja vendos sanksione si masë kufizuese të bazuar në kornizë të qartë ligjore të përpiluar nga shtetet anëtare pas një procesi të gjatë të diskutimeve në Këshillin e Evropës. Pra, s’ka sanksione ndaj Kosovës, kjo është njëra gjë. Gjëja e dytë është se për shkak të eskalimit të fundit që kemi qenë dëshmitarë që nga fillimi i këtij muaji, 27 shtetet anëtare të BE-së unanimisht kanë thënë se presin shumë qartë që Kosova dhe Serbia të deskalojnë tensionet e fundit, veçanërisht në veri të Kosovës”, ka thënë Stano në një konferencë për medie.

Ai shtoi se BE-ja ishte shumë e qartë kur tha se eskalimi i situatës do të ketë pasoja, duke shtuar se kryeminsitri Kurti ka dështuar të ndërmarrë hapa adekuatë për shtensionimin e situatës.

“Ne ishim shumë të qartë që eskalimi i ka pasojat dhe se do të jenë pasopja negative për marrëdhënien tonë. Kemi pasur diskutime të njëpasnjëshme me palët për të kapërcyer status-quonë sepse jemi në një situatë të tensionuar, por dje u vërtetua që nuk ka shtensionim të situatës. Kështu që ne themi që kjo status-quo  duhet kapërcyer, kryeministri Kurti ka dështuar të ndërmarrë hapat për shtensionim të situatës”, ka shtuar Stano, njofton Klankosova.tv

Ai tha se do të ketë pasoja financiare për Kosovën dhe pezullim të pjesëmarrjes së Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian e shtetet anëtare, duke shtuar se disa masa kanë hyrë tashmë në fuqi e disa pritet të hyjnë.

“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t’i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, ka thënë Stano në një konferencë për media.

Ai shtoi se këto masa janë të përkohshme dhe të kthyeshme, varësisht zhvillimet në terren.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

 

You may also like