Stafi nën akuzë, në mbrojtje mbetet vetëm Tomori/

by admin
Spread the love

I pranishëm në stërvitjet e fundit ka qenë edhe Benaser, i cili tashmë ka dy javë që punon me grupin.

Të padisponueshëm, megjithatë, janë Leao, Kjaer dhe Okafor, të cilët nuk morën pjesë në ndeshjen kundër Borusias dhe për këtë arsye me shumë gjasa do të mungojnë në ndeshjen delikate të me Frozinonen në “San Siro”.

Nga të tre, zvicerani është ai që sheh dritë në fund të tunelit siç ka dëshmuar me një postim të bërë dje ku shkruante: “Kthehem shpejt”. Më poshtë lista e të dëmtuarve kuqezi që nuk u grumbulluan në ndeshjen e djeshme: Sportielo, Kalulu, Kaldara, Pelegrino, Leao dhe Kjaer, Okafor.

Dy të fundit janë të vetmit që kanë shanse për të qenë të paktën në pankinë në ndeshjen e radhës kundër Frozinones e programuar për të shtunën në ora 20:45, ndeshje ku do të mungojë me siguri Çau që u dëmtua mbrëmë (diagnoza do të mësohet sot pas testeveinstrumentale).

Aktualisht janë 26 dëmtimet sezonale për kuqezinjtë pa llogaritur Benaserin i dëmtuar në maj të këtij viti. Nën akuzëpërfundojnë përgatitësit atletikë dhe stafi i mjekësor që nuk po arrijnë të ndalin “epideminë” e lëndimeve muskulore.

Çau është vetëm rasti i radhës, por është emblematik fakti që muskujt e kofshëvetë kuqezinjve vijojnë të jenë prej kristali.

You may also like