Sportistë nga Burundi të zhdukur në Kroaci, dyshohet si shqiptarët dikur – Shqip

by admin
Spread the love

Policia në Kroaci është në kërkim të 10 hendbollistëve të rinj nga Burundi të zhdukur para kampionatit botëror.

Policia e atyshme njoftoi se po bëhen përpjekje për të gjetur lojtarët dhe për të vërtetuar faktet në lidhje me zhdukjen e tyre.

Sipas informacioneve, lojtarët e lindur në vitin 2006 kanë qëndruar në qendrën studentore të Rijekës, nga e cila janë larguar të mërkurën e kaluar. Policia tha se lojtarët nuk i janë përgjigjur thirrjeve që atëherë.

Në njoftimin e policisë kroate thuhet: “Policia ka marrë njoftim për mungesë të shtetasve burundianë që kanë marrë pjesë në kampionatin botëror. Të mërkurën rreth orës 15:30 janë larguar nga akomodimi në drejtim të panjohur. Po ndërmerren masa dhe veprime. për të gjetur hendbollistët e zhdukur dhe për të vërtetuar të gjitha faktet relevante dhe rrethanat e zhdukjes së tyre”.

Federata Kroate e Hendbollit raportoi se lojtarët e Burundit u larguan nga kampi pa lejen e personave teknikë para ndeshjes kundër Bahreinit.

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Burundit, Dauphin Nikobamye, tha se ata ishin në shok. “Ne si shoqatë dhe prindërit e këtyre lojtarëve të rinj po kërkojmë nga të gjithë ata që mund të na ndihmojnë në gjetjen e tyre”, tha ai. “Nuk e di se si do të shkojmë në shtëpi pa ata.”

Sipas raportimeve të mediave, lojtarët mund të kenë planifikuar të ikin duke përdorur vizat e tyre për të kërkuar azil në Evropë, shkruan Guardian.

Kjo të kujton aktet shqiptare në fund të viteve ’80, ku posaçërisht sportistët që kishin fatin të dilnin jashtë, ndodh të “zhdukeshin” për të “çarë ferën”, pra për t’u arratisur. /tesheshi.com/

You may also like