Sportelet për lëshimin e dokumenteve do të punojnë edhe sot në RTVM dhe Beko – Shqip

by admin
Spread the love

Të shtunën do të punojnë sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme në RTVM dhe Beko.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se të shtunën (13.01.2024) sportelet për lëshimin e dokumenteve të gatshme do të jenë të hapura në objektet në Beko dhe RTVM në Shkup (nga ora 08:00 deri në ora 16:00).

Presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë të ditëve më parë deklaroi se kjo që po u bëhet qytetarëve është turp dhe se ka kërkuar që afati për ndryshimin e dokumenteve të udhëtimit dhe dokumenteve personale të shtyhet deri në shtator ose tetor.

I pyetur për këtë ide të Pendarovskit, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë. Kartat e identitetit do të jenë të vlefshme për përdorim të brendshëm edhe pas datës 12 shkurt, afat sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë që hyri në fuqi në vitin 2019.

You may also like