Spektakël në “Villa Park”, Manchester United merr tri pikë të rëndësishme

by admin
Spread the love

Manchester United merr tri pikë të rëndësishme në tranfertën e Aston Villa-s, takim i vlefshëm për javën e 24-ët të Premier League që u mbyll me rezultatin 1-2.

Kjo sfidë rezultoi shumë e luftuar si dhe dhuroi raste të shumta, por në fund u mbyll me tre gola.

Miqtë zhbllokuan takimin në minutën e 17’, me Hojlund që shënoi pas asitit të dhuruar nga Maguire.

Vendasit barazuan në pjesën e dytë, me Douglas Luiz që gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 67’.

Ndërkohë, në minutën e 86’ McTominay riktheu “Djajtë e Kuq” në avantazh si dhe njëkohësisht vulosi këtë sfidë.

Pas kësaj përballjeje, Aston Villa renditet në vend të pestë me 46 pikë, teksa Manchester United në vend të gjashtë me 41 pikë./ Super Sport


Top Channel

You may also like