Spektakël në koncertin e Malumës në Tiranë, fansja i hedh reçipetat ngjyrë pink

by admin
Spread the love

Këngëtari latin Maluma është ngjitur në skenë në Sheshin Nënë Tereza.

Maluma është pritur me spektakël madhështor në skenën e ndërtuar në kryeqytet.

Siç shihet nga videot e siguruara nga “Panorama Plus”, pjesëmarrja e të rinjve në koncert është shumë e madhe.

Ashtu siç ndodh shpesh në koncertet e tij, një fanse shqiptare i ka hedhur sytjenat ngjyrë rozë këngëtarit, të cilat më pas ai i ka varur tek mbajtësja e mikrofonit.

Ndër të tjera kënëgtari me famë botëtore ka bërë edhe një fjalë përshëndetëse për Shqipërinë: Jam shumë i lumtur që ndodhem ketu në Tiranë. Është hera ime e parë. Uroj të mos jetë e fundit. Ju falendëroj me gjithë zemër për të gjithë mbështejten që më keni dhënë duke qenë këtu sot. Unë do të vij sa herë që ju ta kërkoni.

Në skenë është ngjitur i pari këngëtari shqiptar Elgit Doda, i cili ka kënduar disa nga këngët e tij të fundit.

Gjithashtu edhe këngëtarja Ronela Hajti pritet të performojë në skenën e madhe.


You may also like