Specialja shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave kundër Salih Mustafës

by admin
Spread the love

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë do të mblidhet sërish këtë të enjte.

Duke filluar nga ora 12:00 ky trup do të shqipton urdhrin për dëmshpërblim të viktimave në çështjen gjyqësore kundër ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, njofton Klankosova.tv.

Kujtojmë se me 18 dhjetor Mustafa është dënuar të nga Gjykata Speciale, me seli në Hagë, me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like