Specialja nuk e komenton ftesën për eprorin e UÇK-së  – Shqip

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së djeshme ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sadik Halitjaha, ka udhëtuar për në Hagë me ftesë të Dhomave të Specializuara.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe familjarët e tij.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe tek Dhomat e Specializuara lidhur me atë se në çfarësi cilësie është ftuar ai, të dëshmitarit apo të akuzuarit.

Por, Specialja s’ka dashur të komentojë rastin.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar Christopher Bennett, tha se nuk jep informacione.

“ZPS nuk jep informacione lidhur me hetimin. Prandaj, nuk kam asnjë koment” – tha shkurtimisht Bennett.

You may also like