SPB Tetovë: Për një muaj mbi 450 automjete janë larguar me “merimangë”

by admin
Spread the love

SPB Tetovë informon se dje (12.06.2023) në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 17:00 në zonën e SPB Tetovë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të intensifikuara për të mundësuar qarkullimin normal dhe të rrjedhshëm nëpër zonën qendrore të qytetit të Tetovës, në raport me parkim të gabuar dhe të paligjshëm të automjeteve.
Njëkohësisht janë sanksionuar 28 shkelje, pjesa më e madhe e të cilave për parkim në radhë të dyfishtë në rrugë, pra parkim paralel, si dhe parkim në zonën e kryqëzimit, në trotuar, vendkalim për këmbësorë, etj., kështu që 28 atomjetet që pengonin qarkullimin normal janë ngritur nga shërbimi “merimangë”.

“Gjatë muajit maj-2023, për shkak të parkimit të gabuar dhe të paligjshëm, me mjetin special merimangë janë ngritur 458 automjete. Për kundërvajtësit janë përgatitur urdhërpagesat përkatëse dhe do të përballen me gjoba nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë”.
“Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, për shkak të periudhës së ardhshme të kthimit të mërgimtarëve tanë nga vendet evropiane dhe rritjes së pritshme të frekuencës së trafikut, apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret ligjore në komunikacion për të shmangur pasojat e rënda dhe tollovinë në trafik, të jenë të ndërgjegjshëm dhe të kontribuojnë për sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës”, thonë nga SPB Tetovë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like