Spasovski shprehet i zhgënjyer për vendimin për lëndën “Shënjestra – Fortesa”

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot në Tetovë duke komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit për heqjen e vendimit gjykatës së shkallës së parë për rastin “Shënjestra – Fortesa”, tha se kjo është nënçmuese dhe se sistemi humb besimin e qytetarëve.

“Të gjithë themi se nuk duhet të komentojmë vendimet gjqësore, unë i mbahem këtij parimi, por është kjo është nënçmuese dhe na çon deri te mosbesimi i qytetarëve te sistemi”, tha Spasovski.

Ai tha se të gjitha institucionet punojnë si MPB, ashtu edhe Prokuroria Publike për mbledhjen e dëshmive dhe më pas vjen deri te kjo që ndodhi.

“Kjo nuk është mirë dhe është veçori e asaj që po ndodh me perceptimin e qytetarëve në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, theksoi Spasovski.

You may also like