Spasovski me detaje nga aksioni në Shkup: Janë arrestuar 7 nga 16 anëtarë të grupit kriminal të drogës

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka bërë të ditur detaje nga aksioni që u realizua sot në Shkup por edhe në Gërçec të Sarajit.

“Janë ndërmarrë një sërë aktivitetesh me qëllim të privimit nga liria të individëve për të cilët ekziston dyshime se si anëtarë të grupit të organizuar kriminal ndërkombëtarë, kanë qenë të përfshirë në organizimin e furnizimit të drogës narkotike – kokainë, kryerjen e veprave të rënda penale – vrasje. Aktivitetet e sotme të nëpunësve të Byrosë për Siguri Publike janë rezultat i punës disamujore të udhëhequr nga prokurorë publik nga Prokuroria Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në kuadër të së cilës u siguruan dëshmi të mjaftueshme se në periudhën e caktuar nga dhjetori 2019 – deri në mars 2021 në territorin e Maqedonisë së Veriut, i denoncuari Sh.M. 47 vjeçar nga fshati Gërçec bashkë me dy persona, tashmë të ndjerë, O.B. dhe J.K. kanë organizuar grup kriminel ku pjesëtarë u bënë më shumë persona.

 

MARKETING



You may also like