Spasovski: Autori i vrasjeve është arrestuar, bëmë gjithçka për ta kapur këtë përbindësh

by admin
Spread the love

“Sapo kemi marrë njoftim nga kolegët tanë nga Turqia se autori, organizatori kryesor dhe ekzekutuesi i drejtpërdrejtë është kapur dhe arrestuar në territorin e tyre, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nw lidhje me arrestimin e Ljupço Palevskit, vrasësit të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe berberit 74-vjeçar nga Velesi, Pançe Zhezhovski.

“Kjo ishte hallka e fundit për të thënë se gjithçka është bërë nga ne, për të zbardhur plotësisht autorët. Dje pasdite me kërkesë të Ministrisë sonë të Brendshme është lëshuar një urdhër urgjent ndërkombëtar për personin LJ.P. nga Shkupi, i kërkuar për krime të rënda rrëmbimi dhe vrasje, që është i ashtuquajturi fletarrest i kuq që u bë i dukshëm në të gjithë botën në të njëjtin moment. Por pikërisht në bazë të njohurive tona operative se ku po lëviz i kërkuari, nuk u ndalëm me kaq, por vazhduam me bashkëpunimin bilateral për kapjen e këtij përbindëshi”, tha Spasovski. /SHENJA/

MARKETING



You may also like