Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë: Nëse nuk kontrollon dot as bastet, thyej qafën e ik

by admin
Spread the love

Avokati Spartak Ngjela, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në lidhje me bastet, ku u shpreh se nëse shteti nuk arrin dot të kontrollojë, atëherë është koha që kryeministri të largohet.

Ngjela tha se të duash të ndalosh bastet, është të kesh një ideologji komuniste e cila kishte frikë nga pushteti i parasë.

“Politika është mobilitet parmanent kjo ndodh në të gjithë botën. Lëvizje permanete mohon ç’ ke thënë se mendon se kjo është më e mirë. Edhe në këtë skenën që po dëgjoj ka mendime komuniste. Pse nuk pyesim pse nuk e linte komunizmi bixhozin? Nuk e kishte me bixhozin, nuk pranonte forcën e madhe të parasë. E mbani mend sa forcë ka pasur paraje tek ne? Aspak se s’kishe ç’bleje. Bastet e bixhozi janë e njëjta gjë.

Nëse i referohemi Oksfordit, bastet janë risk fat e sukses.

Kur janë hequr bastet nuk jam shprehur në shtyp por e kuptova që ishte natyrë e vjetër. Bastin e krijon paraja jo individi, ai do fitimin. Shteti nuk mund të thotë që fakti që nuk e kontrollon më bëj ta ndaloj. Kur nuk e kontrollon thyej qafën e ik.

Duhet të kuptojmë që bixhozi ka kontroll personal, nuk ka nevojë të kontrollojë shteti. Shteti kontrollon sa merr lojtari nga paratë që xhirohen në një kazino. Sa e ka raportin fituesi dhe sa shteti apo kazionoja. Këto janë pyetjet që duhen bërë. Nëse themi prish natyrën e njeriut atëherë ndaloni paranë.

Këta nuk kanë fuqinë e burrit shtet që thotë bëmë gabim që e ndaluam se 1, 2, 3.

Këta nuk flasin. Dëgjuat cili ishte shkaku pse u pushuar drejtori i policisë? Kryeministri nuk dha shkak si mund ta shkarkosh një njeri me atë post pa shkak. Nesër do thonë e hoqëm se ishte kundër bixhozit.

Kriticizmi që i është bërë basteve, janë të gabuara.

Shteti humbte 48 milion dollarë në vit ndaj e ka kritikuar që atëherë. lëreni moralin komunist dhe njeriun e ri. Ato nuk kontrollohen nga shteti por sistemi gjyqësor, ka apo vjedhje apo spekulim. Kemi një ligj për bastet e bixhozin, duhet të jetë i kontrolluar nga i gjithë syri i shtetit. Nuk mbyllen kazionot se nuk i kontrollon dot kryeministri, në këtë rast ikën kryeministri”, tha ai.

You may also like