SPANJE – Sánchez prezanton kabinetin e ri qeveritar

by admin
Spread the love

MADRID, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Pedro Sánchez prezantoi kabinetin e tij të ri, vetëm disa ditë pasi lideri socialist siguroi një mandat tjetër si kryeministër i Spanjës.

Sánchez prezantoi një kabinet të ngjashëm me atë të tij të mëparshëm, me të njëjtët njerëz që mbanin poste të larta në ministritë kryesore, duke përfshirë ekonominë, mbrojtjen, energjinë, punën dhe punët e jashtme.

”Formacioni i ri kombinon pjekurinë dhe përvojën. Ai a një theks të fortë feminist me 12 gra midis 22 ministrave dhe është i përkushtuar për dialog”, theksoi ai.

Partia Socialiste e Punëtorëve Spanjolle (PSOE) e Sanchez-it ka 17 ministri ndërsa partneri i tij i koalicionit të krahut të majtë, Sumar, do të ketë pesë. Ka një ministri të re për Fëmijët dhe Rininë.

Parlamenti i Spanjës votoi me ngushticë të enjten për të konfirmuar Sanchez në detyrë për një mandat të rinovuar katërvjeçar, gati katër muaj pas zgjedhjeve të parakohshme.

Sánchez premtoi në mënyrë të diskutueshme një marrëveshje amnistie për separatistët katalanas në këmbim të votave të dy partive katalane. Masa ka çuar në demonstrata të mëdha të opozitës ditët e fundit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like