SPANJË – Evakuime në masë pas zjarreve në verilindje të vendit

by admin
Spread the love

MADRID, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Rreth 1 500 persona në disa qytete në verilindje të Spanjës u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri pyjor jashtë kontrollit.

”Flakët në rajonin përreth qytetit të Anon de Moncayo, rreth 70 kilometra në perëndim të qytetit të Zaragozës, u shtuan pas erërave të forta”, tha një zjarrfikës për stacionin televiziv shtetëror spanjoll RTVE.

Një drejtim vazhdimisht i zhvendosur i erës po e bën gjithashtu të vështirë kontrollin e zjarrit.

Rreth 300 zjarrfikës profesionistë po ndihmojnë banorët të shuajnë flakët.

Viti 2022 është viti më shkatërrues për zjarret në pyje në Spanjë që nga fillimi i regjistrimeve.

”Që nga fillimi i vitit, më shumë se 260 000 hektarë janë shkatërruar tashmë në pothuajse 388 zjarre”, sipas matjeve të marra nga sistemi evropian i vëzhgimit të Tokës ”Copernicus”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSuperpark urban në Kuçovë mbi rrënojat e parkut industrial

You may also like