Spalleti shpreson të trajnojë Ronaldon: E dua fanellën e tij me ngjyrat e Napolit!

by admin
Spread the love

Cristiano Ronaldo te Napoli duket se është më shumë se thjesht një tymnajë merkatoje. Portugezi nuk është i lumtur në Manchester dhe drejtuesit e Djajve të Kuq janë të gatshëm t’ia ofrojnë luzitanin klubit italian, madje t’i dhurojnë edhe 100 milionë euro e të marrin në këmbim sulmuesin Victor Osimhen.

Së fundmi, rreth kësaj teme është shprehur edhe vetë trajneri i Napolit, Luciano Spalleti i cili thekson se çdo trajner do të trajnonte me shumë kënaqësi një lojtar si Ronaldo.

“Secili prej nesh do të dëshironte të kishte në koleksionin e fanellave, edhe atë Cristiano Ronaldos. Sidomos unë, që jam një koleksionues fanellash. Do ta doja edhe më shumë nëse do të ishte fanella e Napolit. Kush trajner do të hiqte dorë nga mundësia për të trajnuar Cristiano Ronaldon?

Por, kam folur me presidentin De Laurentis dhe më ka thënë se nuk ka asgjë konkrete, kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos dhe më duket pak e vështirë që të kryhet një operacion i tillë. Osimhen është i përqëndruar te Napoli, por për lojtarë si ai, merkato mbetet e hapur deri në ditët e fundit. Pastaj nëse flasim për Ronaldon, ai është një lojtar që i zgjidh vetë ndeshjet, ka shënuar më shumë se të gjithë dhe me të tillë lojtarë nuk ka asnjëherë probleme”, u shpreh Spalleti.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like