Spalleti: Maradona me Napolin, Osimhen i ngjan! Duhet të jemi si ushtarë nesër

by admin
Spread the love

Napoli pret nesër në “Diego Armando Maradona” Barcelonën. Takimi i parë në Europa League ka përfunduar në barazim 1-1 dhe gjithçka mbetet e hapur. Trajneri Luciano Spalletti ka dalë sot para mediave dhe fillimisht ka deklaruar:

“Ne duhet të luftojmë. Ata që luftojnë mund të humbasin, por kush nuk lufton është i humbur pa nisur. Duhet të rrezikojmë, të komandojmë dhe të tregojmë se çfarë duam të bëjmë, ndryshe ata do na detyrojnë të mbrojmë shumë poshtë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, do të duhet të jemi si ushtarë në një video-lojë. Një betejë për të marrë pozicionin, ku duhet të fitosh hapësirë, ndryshe do qëllohesh dhe do vdesësh”.

“Barazimi me Cagliari? Nuk duhet të ndikohemi nga ngjarje sporadike, por të fokusohemi te pikat tona më të forta që na kanë sjellë në këtë pozicion në klasifikim. Sigurisht që do kërkojmë të bëjmë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Cagliari”.

“Ne nuk jemi një skuadër për përplasje fizike, duhet të mbajmë topin poshtë. Barcelona është vërtetë e fortë. Ata kishin Leo Messin, por kanë të njëjtën cilësi tani, me lojtarë të mëdhenj kudo në fushë. Objektivi ynë është të kemi një ekip që të mbetet në mendjen e tifozëve.

Ne kemi nevojë për ekuilibër në fushë. Insigne do të jetë titullar këtë herë, ai ka personalitetin dhe teknikën për të vendosur rezultatin. Nuk ka asnjë favorit. Të dyja skuadrat do të përpiqen të mos shkojnë në shtesë”.

“Maradona me kë do ishte? Kam lexuar shumë gjëra për të. Atij i pëlqente të merrte një pozicion dhe jam i bindur që nesër do të ishte me ne. Atij i pëlqente futbolli spektakolar dhe jam i sigurt që do të donte ta shihte nesër”.

“Osimhen? Me atë goditjen me kokë kundër Cagliari ai tregoi se kishte një tërbim bishe, që është shumë i nevojshëm në momentet kyçe. Maradona kishte të njëjtën gjë dhe dikush në skuadrën tonë duhet ta ketë. Mund ta shikoni Osimhen kur përballet me rivalët. Ai ka karakteristika të jashtëzakonshme dhe disa cilësi që është e vështirë t’i gjesh te lojtarë të tjerë”. / oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli

You may also like