Spaleti thumbon Mançinin: Pas Napolit refuzova Emiratet, nuk ishte futbolli që më pëlqente

by admin
Spread the love

Trajneri i kombëtares italiane ka folur së fundmi për “Casa Italia” në rrjetet televizive RAI. Italia është në të njëjtin grup në Europianin e Gjermanisë dhe trajneri Luçiano Spaleti pohoi se në EURO 2024 synojnë maksimumin sepse janë kampionët në fuqi”.

“Kampionati Europian? Ne nuk garojmë për të qenë të kënaqur, do të shkojmë në Gjermani për të luftuar në çdo front. Do të synojmë vetëm maksimumin. Jemi kampionët në fuqi, nuk mund të kërkojmë një pozicion më të ulët se ai i vitit 2020, edhe pse do të jetë e vështirë të përsërisim veten”, u shpreh fillimisht trajneri Spaleti.

“Edhe unë e pashë Italinë nga larg kur drejtova Zenitin në Shën Petersburg dhe mund të vazhdoja ta bëja këtë sepse pas përvojës fantastike në Napoli mora oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe liga të tjera, në të cilat do të isha paguar shumë më mirë. Por nuk ishte futbolli që më pëlqeu. Më pas më thirri kombëtarja dhe ëndrrat e mia u realizuan”, u shpreh trajneri “azzurro”.

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like