Space X anulon lëshimin e raketës gjigante, problemet teknike “shkatërruan” sfidën

by admin
Spread the love

Space X anuloi nisjen e raketës gjigante nga Teksasi për shkak të një problemi me valvulën e sistemit, e cila nga presioni i forcuar kishte ngrirë.

Numërimi mbrapsht për ngritjen e raketës më të fuqishme të ndërtuar ndonjëherë dështoi, ndërsa pritet që të provohet sërish nisja pas disa ditësh.

Ekipi që monitoronte situatën e kuptuan që kishte diçka që nuk shkonte me sistemin e raketës. Vetëm pak minuta më pas ata ngritën alarmin, duke e anuluar sfidën.

Gjiganti 120 metra është projektuar të ketë dyfishin e shtytjes së çdo rakete në histori. Starship është ndërtuar nga kompania Space X e sipërmarrësit amerikan Elon Musk.

Synimi i ekipit ishte që të fluturojë në drejtim të lindjes dhe të përfundojë një qark të globit për rreth 150 minuta.

Kjo nuk është hera e parë që nisja e raketave është përballur me problematika, të cilat kanë kërkuar kohë të zgjidhen.

Edhe më parë sipërmarrësi amerikan ka tentuar të ngrejë raketa, për të cilat investimet nuk kanë munguar.

 


Top Channel

You may also like