Sot zyrtarisht starton Kupa e Afrikës

by admin
Spread the love

Sot zyrtarisht fillon Kampionati Afrikan i futbollit. 24 vendet e Afrikës do të garojnë për trofeun e madh që do të zgjasë gati një muaj.

Kameruni, Senegali, Maroko, Gana, Nigeria, Egjipti e shumë kombëtare tjera do të garojnë për të hipur në fronin e futbollit afrikan.

Shumë yje të futbollit botëror do të garojnë në këtë kompeticion, ndërsa kanë lënë klubet e tyre të hendikepuara.

Ndeshja hapëse do të jetë ajo mes Kamerunit dhe Burkina Fasos që fillon nga ora 17:00.

Ndërkohë, sot në program do të jetë edhe një ndeshje tjetër, ajo mes Etiopisë dhe Cape Verdes.

Kupa e Afrikës fillon sot dhe do të mbarojë më gjashtë shkurt.

You may also like