Sot zgjedhjet që vendosin “fatin” e Tajvanit! Shkon drejt “luftës apo paqes”

by admin
Spread the love

Qytetarët e Tajvanit iu drejtuan sot qendrave të votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, të cilësuara nga Kina si zgjedhje mes luftës dhe paqes.

Pekini e konsideron ishullin pjesë të territorit të vet dhe vazhdimisht kërcënon ta rikthejë, nëse do të jetë e nevojshme, sic thotë ai, edhe me forcë. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale duhet të bëhet i ditur të shtunën mbrëma, kur humbësit e pranojnë disfatën dhe fituesi mban fjalimin prej ngadhënjimtari. Tajvani ka qenë treguesi i triumfit të demokracisë që kur mbajti zgjedhjet e para presidenciale në vitin 1996, pas disa dekadave vuajtjeje nën një sundim autoritar dhe ligjit ushtarak.

Partia Progresive Demokratike (PPD) në pushtet, e cila shtyn përpara identitetin e pastër të Tajvanit dhe i kundërshton pretendimet e Kinës për territor, po e kërkon mandatin e tretë. Favoriti i qartë konsiderohet pikërisht kandidati i saj, zëvendëspresidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, i përshkruar nga Pekini si një separatist i rrezikshëm.

Por këto zgjedhje nuk kanë rëndësi vetëm për vendin e vogël ishullor: Nga ekuilibri mes SHBA-së e Kinës e deri tek prodhimi i gjysmëpërçuesve, vota e tajlandezëve mund të ketë pasojë në të gjithë botën. Këto zgjedhje e kanë ndezur edhe më shumë konkurrencën globale SHBA-Kinë: Washingtoni e mbron ishullin prej kohësh me armë e luftanije dhe i ndalon Pekinit imponimin e ndikimit të tij deri edhe ne ngushticën e Tajvanit, e për rrjedhojë, në mbarë Indo-Paqësorin, e kjo është një dhimbje koke e madhe për Pekinin duke qenë se ngushtica në fjalë përfaqëson një nyjë të rëndësishme për tregtinë kineze.


Top Channel

You may also like