Sot, shorti i ligës së kombeve! Shqipëria mëson rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025

by admin
Spread the love

Sot në Paris në orën (18:00), kombëtarja shqiptare do të njohë rivalët për sezonin e ri të UEFA Nations League 2024-2025, i katërti në histori.

Kuqezinjtë ndodhen në Ligën B të vazos së tretë, aty ku bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Kundërshtarët e tjerë të Ligës B, që priten të jenë edhe rivalët e mundshëm të Shqipërisë në Nations League, janë të ndarë në tri vazo të tjera me nga katër skuadra secila. Në vazon e parë gjenden: Austria, Çekia, Anglia dhe Uellsi. Në vazon e dytë janë: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia.

Ndërsa e katërta ka ekipe si: Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. Ndeshjet do të zhvillohen sipas sistemit vajtje-ardhje. Gjithçka do të nisë në shtator të këtij viti, ku Shqipëria do të zhvillojë dy sfidat e para.

Më pas në tetor do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera dhe në muajin nëntor do të mbyllet gjithçka me dy duelet e fundit të grupit.

Liga e Kombeve ngriti siparin në sezonin 2018-2019. Shqipëria, në dy sezonet e para ka garuar në Ligën C dhe pas suksesit të arritur në sezonin 2020-2021 duke u renditur në vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ka avancuar në Ligën B. Edhe këtë sezon kuqezinjtë ndodhen në Ligën B, teksa synimi është kalimi në Ligën A.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve

Ndeshja 1 – 5-7 Shtator 2024

Ndeshja 2 – 8-10 Shtator 2024

Ndeshja 3 – 10-12 Tetor 2024

Ndeshja 4 – 13-15 Tetor 2024

Ndeshja 5 – 14-16 Nëntor 2024

Ndeshja 6 – 17-19 Nëntor 2024


Top Channel

You may also like