Sot në Oversport/ Në “Abissnet Superiore” ka derbi dhe duel për kreun, luhet edhe supersfida e Kategorisë së Parë

by admin
Spread the love

Do të luhen sot dy ndeshjet e fundit të javëz së 12-të të “Abissnet Superiore” përpara se kampionati të ndërpritet për shkak të Kupës së Botës. Në orën 13:00 në ekranin e Oversport do të transmetohet live dhe ekskluzivisht derbi midis Teutës dhe Erzenit. Teuta e vendit të fundit kërkon me ngulm fitoren, për mos humbur terren në luftën për mbijetesë. Nga ana tjetër fitore kërkon edhe Erzeni që ka treguar se mund të dale triumfues përball çdo kundërshtari.

Po në orën 13:00 në Oversport dhe Tibo do të keni mundësi të ndiqni edhe një sfidë mjaft të rëndësishme në Kategorinë e Parë. Në Peshkopi do të luhet supersfida midis Korabit dhe Skënderbeut, dy ekipe që luftojnë për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

Ndërkohë që në orën 16:00 do të luhet edhe sfida që do të ulë siparin e “Abissnet Superiore” për ndalesën e Botërorit. Partizani do të presë në shtëpi Bylisin, por kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme për “demat” jo vetëm për tabelën e klasifikimit. Partizani do të luaj në Kompleksin Partizani për herë të parë një ndeshje të Superiores, ndërsa më parë ka zhvilluar një sfidë me Orikun në kuadër të Kupës së Shqipërisë.

Të besuarit e Colellës kërkojnë një fitore për t’u rikthyer në krye dhe të barazojnë me pikë rivalin kryesor, Tiranën. Nga ana tjetër Bylis nuk po kalon një moment të mirë dhe ka rrëshkitur në zonën e ftohtë të tabelës dhe do të bëj çmos që të surprizojë Partizanin. /oversport.tv

You may also like