Sot në mesnatë skadon afati për kontrollimin e të dhënave në Listën Zgjedhore

by admin
Spread the love

Afati për kontrollimin e Listës Zgjedhore dhe regjistrimin e votuesve në diasporë skadon sot në mesnatë. Qytetarët sot mund të kontrollojnë veten dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshimin, regjistrimin ose fshirjen e të dhënave të tyre nga Lista Zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) apelon qytetarët që të bëjnë kontroll dhe nëse është e nevojshme të kërkojnë ndryshim.
Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri më 14 mars, 4.859 persona kanë kontrolluar të dhënat e tyre në Listën Zgjedhore në drejtoritë rajonale dhe zyrat e Komisionit. Shtatë persona kanë paraqitur kërkesë për ndryshimin e të dhënave të tyre, 19 persona kanë paraqitur kërkesë për regjistrimin e të dhënave të tyre dhe pesë persona kanë paraqitur kërkesë për fshirje të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Deri më 14 mars 2024, gjithsej 22.122 qytetarë janë kontrolluar në mënyrë elektronike. Janë dorëzuar 25 kërkesa për ndryshim të të dhënave, gjashtë kërkesa për fshirje të të dhënave dhe 10 kërkesa për regjistrim të të dhënave në Listën Zgjedhore.

Sa i përket kërkesave të pranuara për regjistrim të votuesve në diasporë, mbrëmë deri në orën 20 janë pranuar 2.049 kërkesa, prej të cilave 1.430 janë pranuar, 165 janë refuzuar dhe 434 nuk janë shqyrtuar.

MARKETING



You may also like