SONDAZH – Italianët reduktojnë vajin e ullirit ndërsa çmimet rriten

by admin
Spread the love



TIRANË, 9 mars /ATSH/- Një e treta e italianëve kanë reduktuar konsumin e vajit të ullirit ekstra të virgjër, një bazë e dietës mesdhetare, për shkak të rritjes së çmimeve, sipas një sondazhi, sipas AP.

Konsumatorët raportuan uljen e konsumit të vajit të ullirit ekstra të virgjër me të paktën 30% duke thënë se çmimet mesatare të supermarketeve janë rritur nga 4 euro në 9 euro për shishe, sipas një sondazhi të kryer nga instituti i pavarur i kërkimit “Piepoli”.

Gati gjysma e të pyeturve thanë se po zëvendësonin vajin e ullirit me vajin më të lirë të lulediellit.

Gjithashtu, në Greqi dhe Spanjë shitjet e vajit të ullirit kanë regjistruar një rënie me një të tretën gjatë vitit të kaluar, sipas vlerësimeve të industrisë. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: 50 milionë euro për digjitalizimin e shërbimeve në bashki


You may also like