SOFT NEWS – ”Times Square” do të ketë fytyrën e Raffaella Carras në 80-vjetorin e saj

by admin
Spread the love

NJU JORK, 17 qershor /ATSH-ANSA/ – Në ditën që do të ishte ditëlindja e saj, një homazh për Raffaella Carrà mbërrin gjithashtu nga Nju Jorku.

Fytyra e artistes italiane do të jetë në fakt në ekranet maxi reklamuese në ”Times Square” në ditën e ditëlindjes së saj të 80-të, më 18 qershor.

Raffaella Carrà vdiq më 5 korrik 2021.

Nisma i përket ”Spotify Equal”, e cila zgjodhi artisten si ambasadore për të promovuar barazinë në industrinë e muzikës.

Madje, Raffaella me diskografinë e saj shpesh është marrë me tema bashkëkohore.

”Luca” për shembull, ishte ndër këngët e para italiane që foli hapur për temën e dashurisë homoseksuale./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakKOMENT – Scholz: Kryengritja e RDGJ-së në 1953 ngjarje krenare në historinë e lirisë

You may also like