SOFT NEWS – Radari ”nuk fal” as ambulancat: Ecin shumë shpejt!

by admin
Spread the love

NAPOLI, 4 nëntor /ATSH/ – Një breshëri gjobash për tejkalim të shpejtësisë u është dhënë ambulancave që transportojnë pacientë nga zona Campi Flegrei në spitalet Cotugno dhe Cardarelli në Napoli, shkruan today.it.

Raportet e fundit mbërritën dje më 25 tetor në 118 në Pozzuoli për ndërhyrjen në të cilën punonjësit e shëndetësisë u përpoqën, 5 shtatorin e kaluar të shpëtonin Antonella Iaccarino, gruaja nga Quarto të cilës i ishte vënë zjarri nga një fqinj, e cila vdiq disa ditë më parë.

Në vitin 2021, në mes të pandemisë, ky problem u raportua edhe në prefekturë, e cila u vu në dispozicion për anulimin e gjobave, por problemi vazhdon dhe faktikisht është përkeqësuar.

”Tani një nga infermieret tona merret vetëm me këtë”, pra përgatitjen të gjitha dokumentet e nevojshme për të anuluar gjobat “në vend të ndihmës”, theksojnë nga spitali Cotugno.

Gjobat kanë të bëjnë veçanërisht me 118 automjetet në zonën e Flegrës, të cilat duhet të transportojnë pacientë në spitalet e mëdha napolitane të specializuara për sëmundjet infektive, djegiet ose traumat e rënda.

Problemi me sa duket lidhet me faktin se radarët e istaluar rrugëve nuk ‘njohin’ autoambulancat, targat e të cilave nuk janë të regjistruara në ato të automjeteve të përjashtuara nga sanksionet. /os/

The post SOFT NEWS – Radari ”nuk fal” as ambulancat: Ecin shumë shpejt! appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like