SOFT NEWS – Një ndeshje tenisi mund të ndërpritet edhe nga… bletët!

by admin
Spread the love



KALIFORNI, 17 mars /ATSH-DPA/ – Ndeshja çerekfinale midis Alexander Zverev dhe Carlos Alcaraz në turneun e njohur të tenisit Indian Wells u pezullua, pasi një tufë bletësh ”zbritën” në fushë.

Loja u pezullua në setin e parë, vetëm nëntë minuta pas fillimit, kur mijëra bletë u mblodhën në stadium.

Llogaria zyrtare X e turneut tregoi foto të bletëve të shumta që mblidheshin në një aparat televiziv.

“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në 39 vitet e mia në tenis. E pabesueshme”, ka shkruar legjenda e tenisit Boris Becker në X.

U deshën gati dy orë që loja të rifillonte.

Alcaraz fitoi edhe kundër Jannik Sinner dhe tashmë është në gjysmëfinale./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha në Berat: Kundër pazarit për të ruajtur marrëveshjen e 2008, për interesat e Ramës e Berishës


You may also like