SOFT NEWS – Bileta fituese e “Mega Millions” shitet në Nju Xhersi, çmimi i pestë më i madh në historinë e lojës

by admin
Spread the love

TIRANË, 28 mars /ATSH/- Një biletë e vetme e shitur në një dyqan pijesh alkoolike “ShopRite” në Neptune Township, në Nju Xhersi kishte të gjithë numrat fitues në shortin e së martës në mbrëmje për çmimin e parë të “Mega Millions” prej 1,13 miliardë dollarësh, shkruan “New York Post”.

Dyqanit “ShopRite Liquor” iu dha një çek bonus prej 30,000 dollarësh për shitjen e biletës fituese.

“Është jashtëzakonisht emocionuese”, tha Richard Saker, presidenti i kompanisë që drejton “ShopRite”, duke shtuar se paratë nga lotaria do t’i dhuroheshin programit “ShopRite Partners in Caring”, i cili mbështet 2200 bamirësi që luftojnë urinë.

Megjithatë, nuk është bërë i ditur ende identiteti i miliarderit të ri që bleu biletën.

Kjo është hera e gjashtë që çmimi i shorteut “Mega Millions” i tejkalon 1 miliard dollarë.

Fitorja e xhekpotit të së martës është çmimi i pestë më i madh në historinë e lojës.

Xhekpoti i parë i vitit 2024 u kap pas 30 javësh rresht pa një fitues të “Mega Millions”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like