SOFT NEWS – Armani: Moda ime ndryshe nga të tjerët, i përshtatet fytyrave femërore

by admin
Spread the love

MILANO, 26 shkurt /ATSH/ – Unë jam unë, të tjerët janë të tjerët, deklaroi stilisti me famë botërore Giorgio Armani në konferencën e tij për shtyp pas shfaqjes për të shpjeguar “lulet e dimrit” të vendosura kudo në koleksionin e tij dhe gjithashtu për të bërë një sërë konsideratash, shkruan modacorriere.it.

”Kur krijoj përmes modës sime gjithmonë mendoj për femrat që mund t’i takoj kudo dhe jo mes eksitimit intelektual dhe seksual. Unë mendoj për gratë në përputhje me fytyrat e tyre. Ne vazhdojmë t’i pranojmë të gjithë, por unë nuk jam aty. Jam lodhur duke parë vajza të çmendura duke ecur me të brendshme në rrugën ‘Montenapoleone’ në Milano. Gratë janë shndërruar në një objekt dëshire dhe nëse janë 50 për qind e meshkujve që i duan kështu, janë 50 të tjerë që thonë jo”, deklaroi ai.

”Nëse çdo gjë funksionon, atëherë e urrej termin modë, do të doja që të hiqej”, shton stilisti.

Gazetari i huaj i cili e pyeti në mënyrë polemike për Giorgia Melonin iu përgjigj se ”ajo ka dy elementë të rëndësishëm që nuk i ka, por është sikur t’i kishte”.

”Dhe pastaj nuk jam aq kompetent për politikën dhe strategjitë që ajo zbaton. Më mërzit ndonjëherë ta shoh atë kaq të vogël në Evropë, mes kaq shumë zotërinjve elegantë, si statuja, dhe atë, atje, me xhaketën e saj. Ajo ka një fytyrë të bukur gjithsesi”.

”Bëj të njëjtat përpjekje si kur e nisa këtë mision. Zgjodha të ecja përpara dhe të vishja burra dhe gra me xhaketat e mia”, shton ai./   /os/

The post SOFT NEWS – Armani: Moda ime ndryshe nga të tjerët, i përshtatet fytyrave femërore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

You may also like