Skuadra e “Formula 1” nisi hetim për ngacmim të pjesëtares së ekipit, Christian Horner shpallet i pafajshëm

by admin
Spread the love

Christian Horner është shpallur i pafajshëm pas një hetimi të pavarur mbi akuzat për sjellje të papërshtatshme që dyshohej se kishte bërë me një anëtare të stafit.

Vendimi do të thotë se 50-vjeçari, i cili ka qenë në krye të ekipit që nga fillimi i tij në 2005, do të vazhdojë të mbikëqyrë përgatitjet në Bahrein teksa Red Bull përgatitet për garën hapëse më 2 mars pas javësh pasigurie.

“Hetimi i pavarur mbi akuzat e bëra kundër zotit Horner është i plotë dhe Red Bull mund të konfirmojë se ankesa është hedhur poshtë. Red Bull ka besim se hetimi ka qenë i drejtë, rigoroz dhe i paanshëm. Raporti i hetimit është konfidencial dhe përmban informacione private të palëve dhe palëve të treta që ndihmuan në hetim, prandaj ne nuk do të komentojmë më tej për respekt për të gjithë të interesuarit. Red Bull do të vazhdojë të përpiqet për të përmbushur standardet më të larta të vendit të punës“, deklaroi zëdhënësi i Red Bull GmbH.

Në fillim të shkurtit skuadra e “Formula 1” njoftoi se do të niste një hetim për Horner, pas dyshimeve se ai kishte kryer sjellje të papërshtatshme ndaj një vajze, pjesëtare e ekipit.

Horner, i cili ishte në një takim të komisionit të F1 kur u publikua deklarata, mohoi çdo akuzë dhe e përsëriti këtë pasi hetimi vazhdoi gjatë ndërtimit të sezonit të ri.

Megjithatë, e ardhmja e drejtorit të Red Bull ishte varur në balancë gjatë hetimit dhe ai u mbrojt fuqishëm në një takim me avokatin që drejtonin çështjen në qendër të Londrës për tetë orë.

50-vjeçari pas njoftimit të kësaj akuze, gjatë lançimit të makinës së re në mes të shkurtit, përsëriti se nuk ka asgjë të vërtëtë. Ndër të tjera këmbënguli se ai ishte personi i duhur për të udhëhequr Red Bull-in përpara.

“Kam besim në proces, jam duke punuar me procesin. Unë mohoj absolutisht çdo akuzë që është bërë kundër meje”, tha ai.


Top Channel

You may also like