SKIMS, në krye të listës së Time të 100 kompanive më me ndikim

by admin
Spread the love

Kim Kardashian u paraqit edhe në kopertinën e një reviste, por kësaj radhe më ndryshe.

Kjo 42 vjeçare shihet në kopertinën e revistës Time, në listën e 100 kompanive më me ndikim. Kompania e saj SKIMS u përfshi në listën e gjatë të Time-s, ku përfshihen edhe: Disney e TikTok, ku ajo ka 8 milionë ndjekës.

Kjo multimilionere duket të jetë modeste kur flet për suksesin e saj me kompaninë e cila prodhon të brendshme të grave që i japin trupit formën e dëshiruar, e cila kompani u lansua në vitin 2019. Sipas të dhënave, falë saj në vitin 2022 ka fituar $3.2 miliard dollarë.

Kardashian ka sqaruar se ideja për prodhim të veshjeve të brendshme për gratë i lindi pasi që ajo kishte nevojë edhe vetë për to.

Sipas saj, e tëra ka filluar me veshjet që i përshtateshin lëkurës së saj, dhe tashmë prodhon të tilla me një radhë tonesh, filluar nga ajo rëre e deri te ajo oniks.

Kardashian, tani në kuadër të kësaj kompanie prodhon edhe atikuj tjerë, si veshje të gjata, brekë e sutjena, e po ashtu edhe veshje sportive.

Ajo ka treguar se produktet që i prodhon, fillimisht i provon vetë për të parë nëse përshtaten.

Kardashian e ka pranuar se tashmë që prej fillimit të kompanisë ka provuar deri në 7000 veshje.

Kardashian, e cila ka katër fëmijë me Kanye West, ka thënë se të kujdeset për ta me West gjithmonë është paksa e vështirë, sepse me të duhet të bëjë kompromis. Ajo ka treguar se nuk pajtohet shpesh me të rreth tyre. Në anën tjetër, duhet të bëj më të mirën për ta, që ti mbrojë fëmijët e saj, por edhe t’i lejojë ata që të jenë kreativ.

Ajo ka themeluar edhe dy biznese të vogla, SKKN, që është linjë e produkteve për lëkurë, dhe SKKY (Skaj), kompani investimi.

Kardashian ka thënë se kur të mbushë të 50-tat, ndoshta nuk do të pozojë më për fotografi me të brendshme, por diçka është e sigurt, se ajo do të provojë çdo metodë për tu dukur e re./21Media

You may also like