Skënderbeu do “kokën” e Laçit

by admin
Spread the love

Skënderbeu do të presë Laçin për të zhvilluar mes tyre sfidën e javës së 17-të të Superiores. Një takim që do të luhet  duke nisur që nga ora 17:00. Duel i rëndësishëm për objektivat e dy ekipeve që do të tentojnë vetëm fitoren.

Korçarët do të kërkojnë “kokën” e kurbinasve dhe pikërisht për këtë përballje kanë nisur edhe punën. Ivan Gvoazdenovic ka nisin përgatitjet me ekipin duke u dhënë direktivat e duhura në mënyrë që të arritet te fitorja.

Trajneri serb “feston” para ndeshjes me bardhezinjë, pasi do të rikthet një titullarë. Ardit Nikaj ka shlyer pezullimin për shkak kartonësh dhe ndaj kurbinasve do të japë kontribut dhe do të marrë vendin e tij në formacionin  titullar.

Ndërkohë nga ana tjetër Gvozdenovic do të shrpesojë deri në fund te rikuperimi i Rashicës.

Sulmuesi ende nuk ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe tashmë i gjithë stafi janë me sytë nga ai me dëshirën që ndaj Laçit do të mund të jetë pjesë e ekipit. Gjendja e lojtarit do të shikohet deri para sfidës dhe më pas timonieri i korçarëve do të vendosë për aktivizimin ose jo të tij.

You may also like