Skënderbeu-Besëlidhja dhe Dinamo-Flamurtari live në Oversport dhe Tibo

by admin
Spread the love

Është publikuar kalendari i javës së shtatë të Kategorisë së Parë, që do të luhet e ndarë në 3 ditë. Të shtunën e 22 tetorit do të zhvillohen 5 takime të këtij turneu, ndërsa nga një ndeshje do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Oversport dhe Tibo do të sjellin live për shikuesit 2 nga përballjet më interesante të kësaj jave të Kategorisë së Parë. Të dielën në orën 16:00 live nga Korça mund të ndiqni sfidën Skënderbeu-Besëlidhja, ndërsa të hënën në orën 14:00 takimin Dinamo-Flamurtari.

Kujtojmë që pas 6 javësh kampionat Dinamo kryeson e vetme në kuotën e 14 pikë, por rivaliteti është i ashpër sepse diferenca me Skënderbeun e vendit të katërt është vetëm 3 pikë. / Oversport.tv

You may also like