Skena sikur në Spanjë, demi i tërbuar në Zvicër lëndon tre persona

by admin
Spread the love

Në një ngjarje në zonën e shumimit të gjedheve në qytetin Zug, një dem është arratisur dhe nuk ka mundur të vihej sërish nën kontroll. Një grua u godit nga kafsha dhe u desh të dërgohej në një spital me helikopter jashtë kantonit

Gjatë shkarkimit nga një transportues kafshësh, një dem u shkëput pak pas orës 08.00 të mëngjesit të së shtunës dhe tërhoqi zvarrë rreth 20 metra një burrë 32-vjeçar. Për pasojë, një grua 30-vjeçare ka tentuar ta ndalojë kafshën, me ç’rast ajo është goditur nga ajo dhe është hedhur në tokë. Në tokë ka rënë edhe një 81-vjeçar, i cili është përplasur edhe nga kafsha. Me lëndime në shpatull, sipas policisë së Zugut ai ka shkuar vetë në trajtim mjekësor, informon portali Shtegu. Gruaja, nga ana tjetër, pësoi lëndime të rënda në kokë dhe duhej të dërgohej në një spital me helikopter jashtë kantonit.

Bagëtia agresive nuk ka mundur të qetësohet dhe as të kapet nga fermerët e pranishëm. Më në fund, kafsha dyvjeçare vrapoi përgjatë shëtitores së liqenit në drejtim të qendrës së qytetit Zug, nëpër sheshin “Landsgemeindeplatz”, përmes qytetit të vjetër, përtej kullës së pluhurit dhe lart rrugës “Zugerbergstrasse”. Në Zurlaubenhof, disa shërbime emergjente dhe fermerë u përpoqën të kapnin përsëri bagëtinë, por sipas policisë, kjo nuk u bë e mundur për shkak të sjelljes së vazhdueshme agresive të kafshës.

Për shkak se ekzistonte rreziku që bagëtia të sulmonte dhe të lëndonte kalimtarët, ajo është dashur të vritet me armë nga një oficer policie.

You may also like